Një aktivitet i veçantë i mbajtur në Shtëpinë e Lessing-ut në Berlin i prezantoi lexuesit gjerman librin “Vrima” të Rita Petros të botuar së fundmi nga shtëpia botuese “Anthea Verlag”.Organizatore e takimit ishte botuesja e Anthea Verlag, Margarita Stein, të pranishëm gjithashtu
Ambasadorja e Shqipërisë në Berlin, Zj. Adia Sakiqi, e cila e konsideroi një ngjarje të madhe aktivitetin dhe, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Z. Ylber Sela, dhe përfaqësues nga Ambasada e Kosovës. Moderimi i aktivitetit u realizua nga pedagogia e Universitetit të Shtutgartit, Loreta Schillock, e cila së bashku me Rita Petron zhvilloi një bashkëbisedim mjaft interesant për të pranishmit mbi lirinë e artistit, raportin e tij me censurën dhe autocensurën, dallimin mes letërsisë dhe asaj me mesazh të hapur feminist etj.
Shumë emocione i solli mbrëmjes dhe interpretimi i disa poezive në gjermanisht nga aktorja e mirënjohur dhe e ftuara speciale Ariella Hirshfeld dhe David Jazay. Po kështu, bazuar në vargjet e Rita Petros, Reiner Philipp interpretoi me kitarë këngët e tij.
Përkthimi në gjermanisht u realizua nga David Jazay dhe Sofiana Filipi; ilustrimet e librit nga piktori Artur Alija. Ky botim vjen pas publikimeve të librit “Vrima” në frëngjisht nga L’Harmattan; në rumanisht nga Corint dhe në greqisht nga Saikspirikon.
#albas #albasmedia #books #poetry
Негізгі бет Poezitë e Rita Petros flasin gjermanisht.
No video
Пікірлер