Sezoni i vjeljes se qershive, i cili është nje moment i rëndësishëm për kultivuesit e kësaj kulture pasi do të marrin pas mundin dhe investimin e tyre, duket se nuk ka nisur mbarë në disa zona të Qarkut të Korçës, fermeri 25 vjeçar Erion Muçollari, ka marrë vendimin ekstrëm për të prerë fiks në periudhën e prodhimit një prej plantacioneve të tij me qershi. Vendimi ka ardhur pas mungesës së vazhdueshme të një çmimi të pranueshëm.
Sot tregtarët grumbullues e kërkojnë kilogramin e qershisë me 30-50 lekë, ndërkohë që për të mbuluar kostot duhet të ishte jo më pak se 100 lekë. Ai tregon se grumbulluesit kanë marrëveshje mes tyre për te mbajtur çmimin e ulët, ndërsa instrumentat e mbikqyrjes së tregut nuk janë interesuar asësi.
Muçollari shprehet se dhe plantacionin tjetër me qershi që ka në fshatin Gështenjas, e pret i njejti fat, si një shenjë revolte ndaj goditjes së fermerëve. Teksa ka kërkuar bashkim të fermerëve përballë kësaj situate.
Më herët në prag të fillimit të vjeljes së qershisë, fermerët e Dvoranit në Korçë thanë se gjysma e frutave ngelen në pemë dhe kalben pasi nuk kanë punonjës për të mbledhur. Gjithashtu nëse i referohemi çmimit në grumbullim, vitin e shkuar grumbulluesit e mblidhin nje kg qershi me 100-150 lekë ndersa këtë vit rreth tre herë më pak.
Негізгі бет Pogradec/ Fermeri pret qershitë në shenjë proteste! Po tallen grumbulluesit dhe shteti...
Пікірлер: 19