POGRADEC- Me një peisazh mahnitës, buzë liqenit, pranë kodrave të gjelbra, të rrethuara nga disa male, gjendet qyteti i Pogradecit. Me kulturën, traditën dhe bukuritë natyrore mirëpret vizitorë në çdo stinë të vitit. Jemi në stinën e verës dhe Pogradeci është plot jetë e gjallëri. Të shumtë janë vizitorët që kanë zgjedhur këtë qytet, por edhe pikat e tij turistike siç janë Tushemishti dhe Driloni.
Vetëm 3 km larg Pogradecit gjendet fshati turistik i Tushemishtit. Vete fshati, kodrat që e rrethojnë , resurset e shumta tokësore dhe nëntokësore, ujërat e ëmbla e të kthjellët që rrjedhin përgjatë banesave dhe fshatit, e që më pas derdhen në liqen janë vetëm disa nga gjërat të cilat e bëjnë këtë zonë të veçantë.Tushemishti është bërë i njohur dhe i dashur nga të gjithë edhe me filmat "Zonja nga qyteti" dhe "Shoqja nga fshati". Sot pushuesit kanë fatin për të vizituar shtëpinë ku janë luajtur filmat dhe për të bërë një fotografi me bustin e teto Ollgës.
E zonja e shtëpisë na rrëfen se kjo ndërtesë ruan ende të njëjtat sende dhe të njëtat orendi si tek filmi dhe se tashmë është kthyer në një nga bujtinat më të dashura për turistët.
"Shtëpia ka qenë e vjehrrit. Shtëpinë e kemi rikonstruktuar pasi ishte amortizuar shumë. Shtëpia brenda është me orenditë që kanë qenë në film. Ne në çdo stinë kemi turistë, pasi çdo stinë ka bukurinë e vet", thotë e zonja e shtëpisë së Teto Ollgës .
Banorët e zonës janë përpjekur të ruajnë origjinalitetin e këtij fshati me rrugica të ngushta me kalldrëm, banesat unike dhe me ballkone të zbukuruara me lule shumëngjyrëshe.
Ndërsa, mikpritja dhe shërbimi ndaj pushuesve, tashmë është bërë një pjesë e pa ndarë e jetës së tyre. Punimet e dorës dhe produktet ushqimore tradicionale janë vetëm disa nga gjërat që zonjat duararta të këtij fshati ofrojnë për turistët
Негізгі бет Pogradeci, perla e turizmit/ E zonja e shtëpisë së Teto Ollgës: Kemi ruajtur çdo objekt si në film
Пікірлер: 47