Dhjetra nxënës të shkollave 9-vjeçare në Lushnje u mblodhën në ambientet e bibliotekës së qytetit për të takuar dhe bashkëbiseduar me autoren e librit “Më quajnë Vaçe Zela", Mikaela Minga dhe botuesen Rita Petro.
Ato ndanë më të pranishmit kuriozitete nga jeta e artistes së madhe lushnjare, krijimin e librit, serinë e librave “Më quajnë” dhe të tjera detaje mbi botën e librit shkollor dhe artistik.
Gjithashtu përshëndetën edhe disa prej autorëve dhe mësuesve mikpritës në qytetin e Lushnjes si Kozma Gjini gazetar dhe autor, Zhaneta Këmbora Kryetare e shoqatës "Myzeqeja” si dhe e afërmja e këngëtares Vaçe Zela, mësuesja e letërsisë Alma Syla.
#albas #albasmedia #vacezela #kenge
Негізгі бет Prezantimi i librit “Më quajnë Vaçe Zela” në bibliotekën e Lushnjes.
No video
Пікірлер