Ninulla e Djalit
Teksti: Albert Habazaj
Këndon (nis si monofoni dhe vijon si ninullë polifonike): Shpresa Kapo Çelaj [Kjo ninullë interpretohet nga Shpresa Kapo Çelaj, si folklor dhe etnologji shoqëruar nga “10 Shqiponjat e Tërbaçit” me mizanskenë - një sfond femëror me atmosferë shtëpie: nusja çon djepin vjehrrës të nanuris nipin për ta vënë në gjumë dhe pastaj shkon te zonjat/ gratë e plakat e shtëpisë: kunatat, hallat, tezet ..., të cilat, me zë të ulët mund të bisedojnë a bëjnë natyrshëm punë dore, a mund të pijnë kafe: Liri Gaçe Shkurtaj, Antoneta Goxho Mehmetaj, Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Flutura Nanaj, Lavdie Goxho Xhakaj, Hava Çelaj Muçaj; drejtues artistik Albert Habazaj.
[në sfond me mbushje me zë koke, si mërmërimë e ëmbël që merr jehonë për të dhënë një mesazh me iso gurgulluese: “O shoqe, o motra, o nëna! Një djalë na erdhi në jetë”…]
Llaj - llaj, nina - nina
E llaj - llaj e nina - nina…
Nina - nina djalin-ë,
O ëngjëll i vogël-ë!
Llaj - llaj, nina - nina
E llaj - llaj e nina - nina…
O lezeti ynë në djepe
O yll i bukur me cepe.
Llaj - llaj, nina - nina
E llaj - llaj e nina - nina…
Diell i vogël i gjyshes-o,
Zogu i dallëndyshes - o!
Llaj - llaj, nina - nina
E llaj - llaj e nina - nina…
Shtëpinë kush ma ndriçoi?
Ilaçi që më shëroi.
Llaj - llaj, nina - nina
E llaj - llaj e nina - nina…
O gjerdan i art’ për gushe
Lule mali, lule fushe.
Llaj - llaj, nina - nina
E llaj - llaj e nina - nina…
Qumësht blete, mjaltë zgjoi,
Të më bëhesh si dragoi!
Llaj - llaj, nina - nina
E llaj - llaj e nina - nina…
Gjum’ i ëmbël, gjum’ i bardhë
Mbi ballë të djepit ka ardhë!
Llaj - llaj, nina - nina
E llaaaj - llaj e nina - ninaaaaa…Subscribe. ARTISTI ËSHTË ZËRI I NJË KOMBI. AI MERITON RESPEKT!. Videoklipe profesionale me regji dhe skenar. Cilesi maksimale Full HD, 4K. Promovim i artisteve, reklamimi i krijimeve ne media, webe. Shpejtesi dhe cilesi.
Негізгі бет Qumësht blete, mjaltë zgjoi. Ma.Sh. Çelaj .“10 Shqiponjat e Tërbaçit” Poet: A.Habazaj. Aud.A. Dhamo
Пікірлер: 1