@ONIMA - smarturl.it/ONIMA
Receta e Olës - Çorbë me mish pule
Përbërësit:
1 pulë
1 qepë
5 thelpinj hudhre pa gri
2 domate
2 karota
4 patate
2 grushta bishtajë (mahuna)
1 spec
Piper kokërr dhe kripë sipas dëshirës.
Përgatitja:
I fërgoni qepët dhe hudhrën në tempetaturë të mesme për 3 minuta. Pulën e ndani në copa dhe e veni në tenxhere, i shtoni piper kokërr, kripë, e mbuloni dhe e leni te fërgohen për gjysmë ore.
Ndërkohë, te gjitha perimet i preni në copa të mëdha i shtoni në tenxhere i leni te fërgohen krejt bashkë për 3 minuta, dhe pastaj i shtoni ujë deri sa të mbulohen gjithë përbërësit. E mbuloni enën dhe i leni ne temperaturë te ulët të vlojnë.
Çorba është gati kur zihet mishi dhe patatet.
-
Info shtesë:
Pse është mirë të konsumohet mishi i pulës?
Pula, e cila është e pasur me vitaminë B6, ndihmon në parandalimin e sulmeve në zemër, rrit imunitetin, ndihmon në rritjen e niveleve të testosteronit, keni kocka të shëndetshme, ul nivelin e stresit, ul simptomat e PMS, ndërton muskujt, ështe i pasur me fosfor, B3, minerale te ndryshme, rrit imunitetin, bdikon ne uljen e depresionit, etj
instagram.com/nmajetgjuhes/
/ nmajetgjuhes
#nemajetegjuhes #onima
Негізгі бет Receta e Olës - Çorbë me mish pule
Пікірлер