Qendra e Boboshticës në Korçë, e cila është përfshirë në Programin e 100 Fshatrave do të rijetëzohet falë projektit të qeverisë për rikualifikimin urban të kësaj zone mjaft të rëndësishme që do ta shndërrojë tashmë atë në një atraksion të vërtetë turistik. Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër projektin, pjesë e të cilit është edhe muzeu i rakisë i cili pritet të shtojë edhe më tepër interesin e vizitorëve për fshatin turistik.
“Boboshtica është pjesë e paketës së 100 Fshatrave. Është tashmë një destinacion i rëndësishëm në Korçë, me shumë restorante të njohura dhe besoj se falë këtij muzeu ne kemi më shumë fluks vizitorësh,” shprehet kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo.
“Ideja është të krijojmë ato funksione që i japin jetë gjithë fshatit, rikualifikohet e gjithë zona përreth dhe jepet një shembull i mirë se si mund të përdoren të gjithë këto shtëpi që janë deri diku një pjesë të abandonuara, ose thjesht për përdorim familjar në minibujtina edhe në shërbim të muzeut. Përveç muzeut, ideja është që të unifikohen disi edhe fasadat. I jep një funksion edhe turistik, edhe një atraksion që s’është përdorur më parë,” shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Programi 100 fshatra përfshin së bashku me investimet në agroturizëm, me mbështetjen e AZHBR, edhe shndërrimin e këtij fshati të njohur për pemët shumëshekullore të manit e për prodhimin tradicional të rakisë, në një pikë tërheqëse të hartës turistike të vendit.
Негізгі бет Report TV - Boboshticë, Rama vizitë në Muzeun e Rakisë
Пікірлер: 2