#dosjak #reportTV
Dom Zef oroshi, ishte meshtar 33 vjeçar, në ditët e para të regjimit
komunist. Ai shpresonte se atdheu i tij do ta ndalte atë ngarendje drejt
Moskës e do ti priste të gjithë fijet e ideologjisë që po dëpërtonte në çdo
sferë të vendit të tij, duke rrezikuar themelet e shëndosha të besimit fetar,
atdhedashurisë e civilizimit perëndimor.
Por shpresat e tij do të shuheshin nji nga nji, ndërsa vitet kalonin e regjimi
komunist po forconte pushtetin me dhunë e represion. Pasi i thellon bindjet
e tij antikomuniste, ai arratiset në mal një ditë janari të 1951 për ti shpëtuar
arrestimit dhe nis angazhimin në kryengritjet antikomuniste. Për muaj më
rradh qëndron ën arrati në mal, madje edhe plagoset derisa arrin të
kapërcejë kufirin e të dalë fillimisht në Mitrovicë e mandej në Itali. Familja e
tij e mbetur në atdhe përjeton ferrin e vërtetë. Vëllai Ndue, arrestohet,
torturohet e vdes nën tortura në birucat e hetuesisë Shkodër, ndërsa
familjarët e tjerë përjetojnë një kalvar të gjatë internimesh e persekutimi.
Megjithëkëtë, Dom Zef Oroshi nuk e ndal aktivitetin e tij antikomunist edhe
në emigrim e paralelisht me të Sigurimi i shtetit me agjentët e tij, e ndjek
këmba-këmbës për vite me rradhë deri ditën që ai mbyll sytë më 1989 në
New York...
Негізгі бет Ойын-сауық Report Tv, Dosja K - Monsinjor Zef Oroshi, arratisja e bujshme që alarmoi Sigurimin
Пікірлер: 36