#reportTV #lajmeshqip #lajme
Vetëm 2 km larg Kolonjës, rrëzë malit të Gramozit, ndodhet fshati turistik i Rehovës. Kjo rrugë e drejtë mes gjelbërimit pa fund dhe ajrit të pastër është rruga që do të na çojë drejt këtij fshati.
Gjatë gjithë udhëtimit deri në Rehovë, përshkuam një rrugë të bukur dhe aspak të lodhshme. Destinacioni ynë duket se është zgjedhja ideale për t’iu larguar vapës përvëluese të verës.
Kemi mbërritur në fshatin e bukur të Rehovës. Njihet si fshati i gurtë, fshati i shtëpive shpinë më shpinë, fshati që ruan vlerat urbanistike arkitektonike, fshati që dëshmon qytetërimin e veçantë në Kolonjë ku spikat tradita, kultura, artizanati, trashëgimia e pasur, historia, mikpritja, fshati ku turistët hanë së bashku me banorët si të ishin një familje.
Le të zbulojmë së bashku Rehovën.
Ndalojmë fillimisht te bujtina, e cila hapi për herë të parë dyert për turistët, ndërsa tashmë në të gjithë fshatin numërohen rreth 15 shtëpi, ku gjithsecila mirëpret turistë vendës e të huaj.
Turizmi këtu lindi në një formë të veçantë. Ka qenë pikërisht interesi dhe dëshira e turistëve të huaj për të qëndruar në këtë vend, që nxiti vendësit të rikthehen në vendlindje e të investojnë në bujtina.
- Erdhën edhe turistë të huaj, erdhën francezë në fillim dhe kërkuan që, na pyetën: “Prisni turistë apo jo?”. U thamë: “Me gjithë qejf”. Dhe kanë ardhur, i pritëm. Kanë ndenjur një natë, u ka pëlqyer, kanë ndenjur dy net. Kur kanë qenë në familje kanë dashur që të punojnë me mua bashkë për të gatuar, të shikojnë çfarë u bëjmë, si gatuajmë ne. Dhe pastaj kjo ka qenë nisma e parë, që ne pastaj na kanë marrë në telefon nga Tirana, miq, shokë, njerëz. Kanë ardhur turistë nga shumë vende, nga Belgjika. Nuk e kemi ndryshuar strukturën e shtëpisë që është bërë që më 1925, e ka bërë gjyshi i Vangjelit, burrit tim. Ne, para 7-8 viteve, i kemi bërë një rikonstruksion por nuk kemi prishur identitetin. Ashtu siç ju thashë, ne kemi ruajtur traditën. Midis gjërave që kemi trashëguar nga prindërit e Vangjelit, është edhe ky sënduku. Ky është sënduku i mamasë së Vangjelit. Kur është bërë nuse këtu ka pasur pajën e saj. Paja janë veshjet siç bëjmë ne tani, jorganë, kuverta, qilima, i bënin edhe atëherë dhe ne e kemi mbajtur, kemi ruajtur traditën e nënës, mamasë së Vangjelit.
Негізгі бет Ойын-сауық Report TV -Reportazh/ Rehova, fshati me gurë që dëshmon qytetërimin e lashtë
Пікірлер: 9