Pedagogët në Shqipëri dhe Kosovë kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Pedagogu në Universitetin Politeknik të Tiranës, Klodian Dhoska tha se ai aktualisht ka një pagë prej 815 mijë lekësh të vjetra.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dhoska u shpreh se është për të ardhur keq që në Shqipëri pagat janë të ulëta.
“Unë jam profesor i asociuar, paga ime është 815 mijë lekë të vjetra. Afërsisht 680 euro. Jemi goxha larg me Kosovën, është për keqardhje. Këtu asistenti merr 595 mijë lekë, afërsisht 480 euro. 10 euro në orë paguhet një profesor në Shqipëri”, bëri të ditur Dhoska.
Ndërsa, pedagogu në Universitetin e Prishtinës, Fitim Humolli deklaroi se paga bruto e një profesori të rregullt në Kosovë, arrin në 1429 euro.
“Paga e një profesori të rregullt, bruto është 1429 euro. Duke hequr taksat, mbetet përafërsisht 1350 euro. Është paga e rregullt, paga që profesori e zotëron me një normë prej 6 orëve në javë të punës së tij prej mësimdhënësi.
Profesori i asociuar e ka pagën 1283 euro, profesori asistent e ka pagën 1137 euro, është dhe pozita që unë e zotëroj për momentin. Vijnë edhe pozitat e tjera, si asistentët e rinj, të cilët e kanë pagën 770 euro bruto. Një assistent, i cili ka vetëm master shkencor merr 772 euro. 25 euro në orë paguhet profesori në Kosovë”, nënvizoi ai.
Euronews Now me Bruna Çifligu do të paraqesë lajmet më të rëndësishme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nëpërmjet raportimit drejtpërsëdrejti duke pasqyruar dhe përditësuar lajmet që shikuesit kanë ndjekur gjatë ditës apo të lajmeve të ditës në vijim.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit euronews.al/al për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në KZitem: bit.ly/3oEW3AU
Na ndiqni në Instagram: / euronews_al. .
Facebook: / euronews.al
Twitter: / euronewsalbania #now#BrunaÇifligu#euronewsalbania
Негізгі бет Ойын-сауық Rreth dyfish më shumë | Sa paguhen pedagogët në Shqipëri dhe Kosovë
Пікірлер: 3