#rrezedielli #reporttv
Pufka me tre përbërës me sherbet
Përbërësit:
3 kokrra vezë
2 lç pluhur pjekës
4-5 fk qumësht pluhur
Për sherbetin;
1 gotë sheqer
1 gotë e gjysëm ujë
6 karafil
1 limon (lëngu)
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim sherbetin duke vendosur në zjarr ujin me sheqer dhe gozhdë karafili. Pasi sherbeti ka marrë valë shtojmë lëngun e limonit.
Rrahim vezët e temperaturës së ambjentit me tel rrahës. Sapo vezët të fillojmë të shkumëzojnë shtojmë qumështin pluhur. Kur masa fillon të bëhet ngjitëse shtojmë pluhurin pjekës. Këtë masë e vendosim lugë-lugë në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. I vendosim pufkat të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta. Jufkat i vendosim të nxehta në sherbet duke i lenë të qëndrojnë 2-3 minuta.
Негізгі бет Rreze Dielli - Pufka me tre përbërës me sherbet
Пікірлер: 11