#rrezedielli #reportTV
Qollopite e Gjirokastrës
400 gr miell gruri
300 gr djathë i bardhë
3 gota qumësht
200 gr kos
2 vezë
Vaj ulliri
Pak sodë buke
Pak kripë
Marrim dy tasa të thellë, tek njëri tas përziejmë miellin me sodën e bukës dhe me kripën. Tek tasi tjetër vendosim kosin, qumështin, vajin e ullirit dhe vezët dhe i rrahim mirë me tel guzhine. Më pas shtojmë miellin gradualisht duke e rrahur me telin e guzhinës derisa të përftohet brumi. Në fund shtojmë djathin e bardhë të copëtuar dhe e përziejmë. E shtrojmë masën e përgatitur në një tepsi të lyer me vaj ulliri dhe e pjekim në 220 gradë derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.
Негізгі бет Rreze Dielli - Qollopite e Gjirokastrës nga zonja Albana
Пікірлер: 1