#rrezedielli #reporttv
Qumështor tradicional
5 vezë
5 lugë gjelle sheqer
50 gr gjalpë
1 majë luge kripë
3 lugë gjelle miell
1 It qumësht
Në një tas vendosim vezët dhe i përziejmë mirë. Shtojmë pak nga pak sheqerin,
duke vazhduar përzierjen derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë gjalpin të shkrirë dhe të vakur. Shtojmë pak qumësht e më pas miellin e situr e përziejmë mirë derisa mielli të mos ketë kokrriza. Shtojmë dhe qumështin e mbetur dhe e trazojmë mirë, duke shtuar pak kripë. Masën me qumësht dhe vezë e kullojmë në sitë e më pas në tenxhere, duke e vendosur në zjarr e përziejmë vazhdimisht derisa të na formohet një masë kremoze e trashë, por nuk e lëmë që të vlojë. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe e vendosim kremin në të. Lyejmë me kujdes të gjithë sipërfaqen e qumështorit me të verdhë veze dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë të errët.
“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!
Негізгі бет Rreze Dielli - Qumështor i ëmbël pa petë, ja receta origjinale si t'a përgatisni nga zonja Albana
No video
Пікірлер: 32