#rrezedielli #reporttv
Simite me qiqra
250 gr miell gruri
250 gr miell qiqrash
250 ml ujë
1 ls sheqer
1 ls kripë
18 gr maja
Vaj ulliri ose gjalpë
Fillimisht aktivizojmë majanë duke e tretur në pak ujë, shtojmë pak miell, sheqerin dhe kripën. Bashkojmë dy llojet e miellit, shtojmë majanë e aktivizuar dhe e punojmë mirë brumin e simiteve dhe e lemë të pushojë për pak minuta. Më pas e ndajmë brumin në kuleçë dhe formojmë simite sipas madhësisë që preferojmë. Simiteve mund t’i shtojmë dhe disa kokrra qiqrash të ziera, i lyejmë me yndyrë dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Негізгі бет Rreze Dielli - Simite me qiqra, receta tradicionale e nostalgjisë nga zonja Albana
No video
Пікірлер: 2