#rrezedielli #reporttv
Tava e dukagjinit me domate jeshile
Përbërësit:
1 kg domate jeshile
2 qepë
2 speca jeshile
400 gr ajkë kosi
100 ml pana
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Presim domatet jeshile në kubikë mesatare dhe i vendosim të zbuten në ujë të nxehtë. Në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim qepët të prera në kubikë, më pas shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 6 minuta. E largojmë tenxheren nga zjarri, shtojmë domatet jeshile, 1 lugë kripë, piper të zi dhe piper të kuq pluhur. I trazojmë që shijet të unifikohen dhe në fund shtojmë ajkën e kosit dhe panën. E kalojmë gatimin në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë në temperaturën 250 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë.
Негізгі бет Ойын-сауық Rreze Dielli - Tava e dukagjinit me domate jeshile nga zonja Albana
Пікірлер