Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Ka shënuar një kthesë rrënjësore sot, procesi gjyqësor i dosjes Hajdari. Përreth 6 orë në seancën e sotme janë dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve kryesor të ngjarjes së rëndë të 12 Shtatorit 1998. Gjithçka ka nisur pas dëshmisë së Den Dollapit, një dëshmitarë, i cili ndodhet i arrestuar nën akuzën e pjesëmarrjes në grushtin e shtetit në 14 Shtator. Unë i njoh të pandehurit dhe ditën e vrasjes kam qenë në Tiranë, tha Dollapi.
Më tej Dollapi shpjegoi se kishte qenë në Zvicër dhe se ishte kthyer në Tiranë në Dhjetor të vitit 1999. Një muaj më pas ai është takuar me shtetasin Luan Ismaili, i cili i ka treguar Dollapit, se më 12 Shtator 98, ndodhej në postbllokun e policisë që ndan Lezhën me Shkodrën. Rreth orës 10-11, ai ka parë një grup makinash, me në krye një makinë policie, në të cilën sipas tij gjendeshin Ismet Haxhia dhe Jaho Mulosmani. Në këtë pikë të dëshmisë, i pandehuri Ismet Haxhia, ka kundërshtuar ashpër, duke i quajtur të gjitha këto fjalë si shpifje.
Gjyqtari Arben Micko është detyruar të ndërpresë seancën dhe ka filluar vetëm pasi palët janë qetësuar. Dollapi tha, se Luan Ismaili, i kishte thënë, se ishte kërcënuar nga Jaho Salihi në zyrën e këtij të fundit në komisariatin e Tropojës. Përball këtyre provave, mbrojtja kërkoi që të paraqitej si dëshmitarë vetë shtetasi Luan Ismaili. Më pas është lexuar dhe dëshmia e Petrit Çakrrit, i cili vuan dënimin nën akuzën e rrëmbimit të personit. Çakrri ka përmendur në dëshminë e tij Idajet Gjecin, Ismet Haxhinë, Astrit Margjekën, Fatmir Haklajn, Astrit Muldakën, Jaho Salihin, Felis Kërnajën dhe Izet Haxhinë. Kjo dëshmi është quajtur kontradiktore nga të pandehurit.
Më pas u lexua dëshmia e Zenel Nezës, ish-bodigardi i Hajdarit, i mbetur gjallë nga atentati i 12 Shtatorit 98, i cili ka shpjeguar të ketë parë si vrasësin e Hajdarit, Jaho Salihin me kallash në dorë dhe i veshur me anti-plumb. Ndërsa dëshmia e Përparim Hykës vë në fokus makinën e Ismet Haxhisë dhe të Fatmir Metës në datën 12 Shtator, që kanë qenë në Tiranë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет Seance e tensionuar ne gjyqin Hajdari, deshmi te reja per vrasjen e Hajdarit - (11 Qershor 2001)
Пікірлер: 53