Radiologjia është pjesë e rëndësishme e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë për dignostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve në faza të hershme, duke bërë bashkë teknologjinë më të fundit të aparaturave dhe stafin më të kualifikuar e me përvojë.
Radiologjia diagnostikuese mundëson ekzaminime të sakta dhe të shpejta të shumë sëmundjeve, si kanceri i gjirit, nëpërmjet mamografisë dhe tomosintezës, të cilat nëse kryhet në faza të hershme mund të shpëtojnë jetë apo të rrisin jetëgjatësinë.
Radiologjia intervencionuese është një specialitet i ri i radiologjisë, e cila ka lindur si alternativë për trajtimin e patologjive të ndryshme të tumoreve nëpërmjet metodave mini-invazive, të njohura si kirugjia pa gjak, të cilat kryhen me efikasitet dhe në kohë shumë të shkurtër rikuperimi.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni podcastin ku janë të ftuar mjekë nga Spitali Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”: Dr.SH.M Albana Shahini, Mjeke Radiologe dhe Prof. Asc Ilirian Laçi, Mjek Radiolog Interventist dhe nuclear.
Негізгі бет SHERBIMI I RADIOLOGJISE
Пікірлер