#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Për brumin
500 gr miell
280 ml ujë të vakur
Kripë
1 lgj vaj
Niseshte për hapjen e petave
Vaj për lyerjen e petave
Për mbushjen
1 kg kunguj të njomë
1,5 lgj miell
1 gotë qumësht
4 kokrra vezë
50 gr gjalpë
50 ml vaj
200 gr djathë të bardhë
Kopër
Kripë
Fillimisht në një tas të madh vendosim miellin, bëjmë një gropë në qendër të tij dhe shtojmë ujin e vakur, kripë, 1 lugë gjelle vaj dhe fillojmë të përziejmë pak nga pak miellin me përbërësit e lëngshëm ujë dhe vaj deri sa të na formohet një brumë i butë por që nuk ngjit në duar. Vendosim brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë për 5 minuta. Më pas e vendosim në një enë dhe e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta. Më pas e ndajmë në kuleçë dhe i lëmë të pushojnë për 1 minuta. Ndërkohë që brumi pushon, pastrojmë kungujt dhe i presim ato në rende trashë. Kungullin e grirë e spërkatim me pak kripë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Më pas kungullin e shtrydhim mirë me duar ose duke e vendosur në një pecetë për të larguar lagështirën. Vendosim kungullin e shtrydhur në një tas ku do të shtojmë 1,5 lugë gjelle miell, vezët e plota, 4 lugë gjelle vaj përzierë me gjalpë, qumështin, kopër, pak kripë dhe djathin e thërrmuar. Përziejmë përbërësit dhe i lëmë mënjanë.
Hapim kuleçët në madhësi rreth 20 cm. I bashkojmë ato nga 3 petë duke i lyer me vaj. Hapim një petë treshe dhe e vendosim mbi tepsinë e lyer me vaj. E lyejmë petën në sipërfaqe me vaj dhe mbi të vendosim petën e dytë mbi të cilin do të shtojmë mbushjen e kungullit.
Hapim petën e tretë me 3 kuleçë dhe e vendosim mbi mbushje. E spërkatim me pak fare vaj. Nëse ju ka tepruar pak mbushje mund ta hidhni mbi këtë petë. Vazhdojmë të hapim treshen e fundit të petave dhe e vendosim në tepsi duke e lyer me vaj në sipërfaqe. Gjithmonë në fund vendosim një petë të vetme. Spërkatim me vaj, mbledhim anët dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta. Pasi byreku të piqet, e lëmë të ftohet e më pas e shërbejmë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Негізгі бет Shije Shtëpie - Byrek me kungulleshka dhe djathë nga Znj. Vjollca - Tv Klan
Пікірлер: 1