#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
3 patëllxhanë mesatarë
1 qepë
3 speca
6-7 thelpinj hudhra
3 domate mesatare
Kripë dhe piper i zi
4 lgj djathë i bardhë i grirë ose 2 lgj gjizë
2 lgj majdanoz
3 kokrra vezë
Pastrojmë patëllxhanët, i presim ato në kubikë me brinjë 1,5 cm. Pasi i kemi vendosur në ujë me kripë për 15 minuta, i shpëlajmë, i thajmë dhe i vendosim në një tigan pa yndyrë deri sa të avullojnë lagështirën e tyre. Më pas shtojmë pak vaj dhe i përziejmë patëllxhanët deri sa ata të bëhen transparentë.
Shtojmë qepën në fije ose kubikë të vegjël. I kaurdisim së bashku deri sa qepa të zbutet. Shtojmë specin në fije, hudhrat e copëtuara dhe vazhdojmë përzierjen deri sa specat të ulin volumin. Domateve u qërojmë lëkurën, i grijmë hollë dhe i shtojmë në tigan dhe pasi i përziejmë, i lëmë të ziejnë 10 minuta.
Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Kur domatja të ketë zierë shtojmë djathin e thërrmuar ose gjizën dhe majdanoz. Përziejmë vezët, ulim temperaturën në maksimum. Shtojmë vezët e përziera, vendosim kapakun për 3-4 minuta e më pas i përziejmë ngadalë. Fikim zjarrin dhe mbulojmë tiganin që veza të mpikset plotësisht. Më pas e shërbejmë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Негізгі бет Shije Shtëpie - Fërgesë me patëllxhanë nga Znj. Vjollca - Tv Klan
Пікірлер: 7