#gjyvecmepule #makarona #ShijeShtëpie në #TvKlan.
Receta 2: Gjyveç me pulë dhe makarona
1 pulë
Vaj ulliri
2 qepë mesatare
3 domate
Kripë dhe piper të zi
2 gjethe dafine
2 lugë gjalpë
250 gr makarona elb
1 lt ujë
Gjyveç me pulë dhe makarona
Në një tenxhere me ujë të vluar shtojmë copat e pulës të ziera pak për 15-20 minuta.
Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri, kaurdisim qepën në kubikë derisa të bëhet transparente. Shtojmë domatet e grira imët, kripë, piper të zi dhe gjethe dafine. Pasi domatja të marrë një valë për 10 min, shtojmë atë në tenxhere ku është edhe mishi i pulës dhe i lëmë të marrin valë së bashku. Në tavën ku do të gatuajmë gjyveçin, shtojmë pak vaj dhe kaurdisim makaronat derisa ato të fillojnë të zverdhen pak.
Vendosim copat e mishit mbi makaronat, shtojmë dhe qepën me domate e me lugë, vendosim pak gjalpë mbi copat e mishit dhe e vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë, derisa të shohim që makaronat e kanë përthithur të gjithë lëngun. Raporti makarona-lëng është një masë makarona, 4 masa lëng.
Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Негізгі бет Комедия Shije shtëpie - Gjyveç me pulë dhe makarona nga Zonja Vjollca -Tv Klan
Пікірлер: 2