#ShijeShtëpie në #TvKlan.
Gjethe rrushi
1 tufë qepë të njoma
2 hudhra të njoma
1 qepë të thatë
1 tufë labot
1 tufë pazi
1 grusht spinaq
1 tufë koper
1 tufë majdanoz
1 tufë nenexhik
1 gotë oriz
Kripë dhe piper të zi
Arrë moskat
Vaj ulliri
Limon
Fillimisht vendosim barishtet në një tas të madh me ujë të bollshëm, pasi ti kemi pastruar i lëmë të kullojnë mirë.
Orizin e vendosim në ujë të ngrohtë për 20-30 minuta sat ë hirdatohet pak.
Po ashtu, gjethet e rrushit pasi të jenë shpëlarë mirë i vendosim në ujë të valuar për 2-3 minuta.
I kullojmë dhe i lëmë mënjanë.
Presim shumë hollë bishtat e qepëve, labotin, pazin, spinaqin, hudhrat e njoma, erëzat, koper, majdanoz, nenexhik..
Në një tigan kaurdisim me 3-4 lugë gjelle vaj ulliri një qepë të thatë, kokat e bardha të qepëve të njoma.
Të gjitha erëzat dhe barishtet e prera i vendosim në një tas, shtojmë 1 lugë kafe kripë dhe i shtypim me duar derisa ato të ulin volumin. Shtojmë qepën e skuqur, orizin të kulluar dhe hidratuar, piper të zi dhe arrë moskat, 2-3 lugë gjelle vaj ulliri.
Vendosim në dërrasën e punës 1 gjethe rrushi nga ana që shkqlqimi i gjethes të jetë nga poshtë.
Vendosim një lugë gjelle mbushje dhe mbledhim fillimisht pjesët anësore e më pas e bëjmë gjethen role. Kështu vazhdojmë me të gjitha gjethet. Vnedosim 3-4 gjethe në fund të tenxheres, e më pas vendosim japrakët njëra pas tjetrës derisa të mbarojë mbushja.
I spërkatim me vj dhe shtojmë ujë të nxehtë, baraz me nivelin e japrakëve. Vendosim një pjatë mbi to dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare fillimisht për 20 minuta, ulim temperaturën nën mesatare dhe i lëmë të ziejnë edhe për 20 minuta të tjera. I shërbejmë pasi të jenë të vakta dhe të kenë pushuar pak.
Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Негізгі бет Комедия Shije Shtëpie - Japrakë me gjethe rrushi - Tv Klan
Пікірлер: 7