#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
600 gr mish pule
2,5 gota ujë( 500 ml)
3 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
4 lgj miell
1 kg kos
6-7 thelpinj hudhër
3 kokrra vezë
Kripë dhe piper të zi
Piper i kuq
Pastrojmë mishin dhe e kaurdisim atë me një lugë gjelle gjalpë, një lugë gjelle miell sa mishi të zverdhet pak. Shtojmë ujin dhe e lëmë mishin të ziejë për 20 minuta. Në një tenxhere shtojmë 2 lugë gjelle gjalpë dhe një lugë gjelle vaj. Më pas e kaurdisim miellin (pa i dhënë ngjyrë) vetëm për 3 minuta dhe e shuajmë me lëngun e pulës. E largojmë nga zjarri duke shtuar gradualisht kosin dhe duke e përzierë me tel dore.
Shtojmë hudhrat e shtypura e më pas pasi të përziejmë vezët në një tas i shtojmë në kos dhe i përziejmë së bashku salcën me miell dhe kos, hudhra dhe vezë. I përziejmë deri sa të shkrihen shijet me njëra-tjetrën. Shtojmë kripë dhe piper të zi.
Vendosim copat e mishit në një tavë e më pas i mbulojmë me kosin me hudhra duke mbuluar dhe copat e mishit. Shkrijmë pak gjalpë me pak piper të kuq dhe spërkatim tavën në sipërfaqe. E pjekim në temperaturë 180 gradë për 25-30 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Негізгі бет Комедия Shije Shtëpie - Mish pule në furrë me kos dhe hudhra nga Znj. Vjollca - Tv Klan
Пікірлер: 10