Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se krijimi i shtetit të ri bektashi në Shqipëri mund të krijojë shqetësime të brendshme, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit tonë.
Milo thotë se do t’u lindë e drejta edhe komuniteteve të tjera fetare që të kërkojnë të njëjtin status të veçantë sikurse bektashinjtë, dhe nuk duhet të krijohet një pakënaqësi e thellë që dëmton harmoninë. Po ashtu ai thotë se shteti i ri bektashi do krijonte probleme në marrëdhënie me fqinjët, sidomos me një vend si Turqia. Milo mendon se kjo temë ka qenë pjesë e bisedimeve Rama-Erdogan, në OKB.
Негізгі бет Shteti bektashi/ Milo: Krijon shqetësime të brendshme dhe probleme me Turqinë
Пікірлер: 26