Dashamir Shehi kryetari i LZHK thotë se do të hyjë i vetëm në zgjedhjet e përgjithshme të 2025. I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila, zoti Shehi se me Sali Berishën e ndajnë idetë ndaj bashkimi në grupimin e të djathtëve shton ai, është fals.
“Unë do të hyj vetëm në zgjedhje. Edhe brenda grupimit të së djathtës duhet të krijohen lëvizje sepse ka mijëra vota që e djathta nuk i siguron dot më. Me Sali Berishën që ka grupimin më të madh më ndajnë idetë. Ndaj nuk mund të vazhdoj me këtë unitet fals. Mund të ndodhë që brenda së djathtës të bëhen dy apo tre grupime, për të garuar së bashku në zgjedhje. Ka shumë grupime që nuk duan të jenë bashkë me Sali Berishën në këto zgjedhje ndaj mendoj që duhet të gjejmë një formulë për t’u bashkuar. Kjo formulë mund të gjendet dhe pas zgjedhjeve për të bashkëpunuar. Dhe mendoj që nuk është e nevojshme për lider. Unë synoj të gjitha votat e elektoratit gri.
Partive të vogla dhe partive të reja u është mbyllur dera me ligj. Këtu në formë proporcionale votohet vetëm në Tiranë që ka 35 deputetë. Në të gjithë Shqipërinë nuk arrin dot. Që të marrësh një deputet në Elbasan duhet të marrësh minimalisht mbi 10%. E njëjta gjë është në Durrës, Vlorë Korçë e me radhë. Në Berat apo Lezhë, duhet të marrësh 20% të votave. Në Kukës apo Gjirokastër duhet 30 të votave.
Por a është e mundur që një partie e re apo një parti e vogël të marrë kaq shumë vota? Ky është problemi më i madh që na pengon.
Unë çdo njeri të ri që hyn në politikë, çdo grup i mbështes. Ndaj derën e bashkëpunimit e kam të hapur me këdo që do të bashkohet me mua”, tha Shehi në Dritare TV.
Subscribe "Dritare TV": kzitem.info?s...
Për më shume lajme dhe informacione kliko KËTU:
www.dritare.net
Like faqen Dritare.net në Facebook:
/ portali.dritare
Follow Dritare TV në Instagram:
/ dritare_tv
Follow Rudina Xhunga në instagram:
/ rudinaxhunga
Follow Rudina Xhunga në Twitter:
/ rudinaxhunga
DritareTv, është një web televizion, i dritare.net.
Ne jo vetëm informojmë, por dhe mirëinformojme.
Nëse kërkon një dritare, ja ku është DritareTv.
Негізгі бет Ойын-сауық Si mundet Rama dhe pse na pengon Berisha! Flet Dashamir Shehi! | Shqip nga Dritan Hila, 13.06.2024
Пікірлер: 31