AUTOR: Kreshnik KUÇAJ
MONTAZHI: Ergis HASANBELLI
LEXOI: Rudi HIZMO
Çdo të enjte, ora 20:00 në SCAN TV
Në korrikun e viteve ’60 realizohet një studim për ndërtimin e banesave në qytetet shqiptare, me fokus projektimin e nevojave të ndërtimit të banesave që mund të kishte Shqipëria deri në vitet ‘80.
Ai merrte parasysh zhvillimet demografike që po njihte Shqipëria në ato vite, nevojën për të plotësuar standardin e sipërfaqes së banimit për frymë, nevojat ekonomike etj.
Sipas këtij studimi, në fund të viteve ’50 në Shqipëri sipërfaqja totale e banueshme ishte rreth 1 milionë e 820 mijë metra kator me një popullsi banuese qytetare prej rreth 386 mijë frymë. Pra sipërfaqja e banimit për çdo frymë për qytetet shqiptare ishte mesatarisht 4.7 metër katror për banorë.
Nga të dhënat e mësipërme rezultonte se rreth 25 % e popullsisë jetonte shumë ngushtë deri në 3 metër katrorë për frymë ndërsa 80 përqind e gjithë popullsisë shqiptare nuk kishte as sipërfaqen minimale të banimit për frymë, që në ato kohë vlerësohej në 6 metër katror për frymë.
Ndërtimet e banesave që kishin nisur në vitet ’50 në Shqipëri në fakt nuk po arrinin të kapnin ritmet e rritjes demografike që po përjetonte vendi. Nëse në vitin 1960 sipërfaqja e banimit në qytete ishte rritur me 106 përqind në krahasim me 1959, popullsia ishte rritur me 103,3 %.
Ndaj studimi ofronte 3 variante për skemën e ndërtimeve të banesave që duheshin ndërtuar në qytet, ku varianti i parë mundësonte që deri në vitin 1980 të arrihej që sipërfaqja e banimit për frymë në qytet të arrinte 8 metër katror, varianti i dytë 9 metër katror për frymë dhe varianti i tretë në 10 metër katror.
Subscribe:
kzitem.info...
WEB:
scantv.al/
Facebook:
/ televizioniscan
Instagram:
/ scan_tv
Linkedin:
/ scantv
TikTok:
/ scan_tv
#scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet #pallate #ndertim #komunizem #aksione #vullnetare #tirana #enverhoxha #histori #dossier #ngjarje #kuriozitet #faktehistorike #investime #dosjae #kreshnikkucaj
Негізгі бет Si u ndërtuan 'Pallatet e Komunizmit' me punë vullnetare! DOSJA E 01/02/2024
Пікірлер: 37