Drita Hoxhallari është vetëm një nga ato qindra qytetarë që është përballur me përditshmërinë e mungesave të barnave te Onkologjiku. Hija e vdekjes i është bërë edhe më e rëndë kur ka humbur vëllain nga kjo sëmundje.
“Më ka lënë vëllai. Ka bërë dy-tre seanca (kimioterapi). Ai vinte nga fshatrat e thella të Korçës. Vinte i sëmurë, do rrinte dy javë në spital.
Atë periudhë unë e kam ndjerë veten shumë keq, se kishte mungesë ilaçesh dhe kushtesh. Vija dhe kërkoja ilaçet. Na thoshin “do vinë ilaçet sot, do vinë ilaçet nesër...
Për ilaçin kryesor do prisnim dy javë, se nuk e përballonim dot atë. Kushtonte shumë, s'e merrnim dot atë (barnën), do priste vëllai...Ka qënë një periudhë që unë nuk e përshkruaj dot...
Vuajtëm ne, vuajti edhe ai shumë...”, rrëfen mes lotëve Drita për “Vetting”.
Por Drita është ndër të paktët familjarë, të cilët pranojnë të flasin publikisht për problemet që kanë hasur në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pasi reparti i Onkologjikut nuk kishte barna për kimioterapinë.
Vetë mjekët pranojnë se, mungesa e barnave të kimioterapisë është një problem i rëndë, që ka pasoja fatale, duke shkuar në kufijtë e krimit.
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: / news24albania
Website: www.balkanweb.com/
Ndiq News24 në Facebook: bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 në Instagram: bit.ly/41waTOE
Ndiq News24 në X: / balkanwebcom
#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24
Негізгі бет Ойын-сауық Skandali me ilaçet e kimioterapisë / VETTING
Пікірлер: 4