Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Sot do të trajtojmë rastin e një shqiptari i cili jeton prej vitesh në Itali, por në Shqipëri ka lënë problemin e pronës. Ilirjan Manushi tregon se ka një shtëpi në një fshat të Kavajës, të ndërtuar në tokën e babait të tij. Motrave ua ka blerë pjesët e tyre dhe donte që të nxirrte certifikatën e pronësisë. Përmes një miku të tij njihet me Dilaver Xhafën, i cili vazhdimisht i kërkonte pra për pagesa të ndryshme. Qytetari pretendon se Dilaveri i ka marrë 9 mijë euro. Sipas tij, ai është prezantuar sikur punon në kadastër. Së fundmi i ka kërkuar edhe 1000 euro të tjera. Dilaveri i tha, se certifikata do të dilte për 4-5 muaj, por kanë kaluar 5 vjet dhe ai vetëm kërkon shuma të tjera e certifikata nuk ka ndërmend të dalë, që nga viti 2015. Dilaver Xhafa thotë se është jurist dhe inxhinier, por e ushtron profesionin në një qendër interneti. Shuma e fundit, që ai kërkoi ishte 1000 euro, por “vuri dorën në zemër” e pranoi 973 euro.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет Stop/ “I çoj peshqesh e vras 5 zogj”, i merr 9 mijë euro për hipotekën e shtëpisë - 12 Mars 2024
Пікірлер