Ferma e lopëve qumështore “Agro-Ibrahimaj”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për zgjerimin e fermës, modernizimin e sistemit të mjeljes, ndërtimin e silazhit dhe vendosjen e paneleve solare me kapacitet prej 5 kW.
Investimi në teknologji të re ka rritur cilësinë dhe sigurinë e qumështit dhe njëkohësisht ka zvogëluar kohën e cila nevojitej për mjeljen e lopëve.
Me investimet e realizuara, kapaciteti i prodhimit të qumështit do të rritet nga 600 litra në 1000 litra në ditë. “Agro-Ibrahimaj” po kontribuon në ngritjen e produkteve vendore, duke furnizuar me qumësht fabrikat vendore për përpunimin e qumështit.
Негізгі бет Storje suksesi nga Programi për Zhvillim Rural: "Agro-Ibrahimaj", Istog
Пікірлер