#pagjurme #odetadume #reportTV
Edhe pse është baba i 6 fëmijëve, sot jeton i vetëm në një shtëpi të rrënuar në zonën e Tufinës në Tiranë. Fati duket se e ka braktisur. Jeta nuk i buzëqeshi kurrë 75-vjeçarit Nexhip Selmani, i cili me vitet që i rëndojnë mbi supe, sjell në kujtesë shumë momente të trishta e më pak të gëzueshme. Fatkeqësitë që i ndodhën në jetë njëra pas tjetrës ia shtuan edhe më shumë vështirësitë. I vetëm pa bashkëshorten e cila ndërroi jetë në vitin 2005 ai u bë për fëmijët e tij edhe nënë edhe baba. Me 12 nipër dhe mbesa, së fundmi 75-vjeçari është edhe bërë edhe stërgjysh. Me një familje të madhe banesa e të cilit duhet të gumëzhiste nga zërat e fëmijëve është thuajse e shkretë. Brenda katër mureve ndjehet vetëm frymëmarja e të moshuarit, i cili nuk ka askënd pranë për përkujdesje dhe ngrohtësi. Duke rrëfyer vuajtjet dhe sakrificat e mëdha i moshuari nga Tirana, sjell historinë e rrallë të jetës së tij. Kur nëna iu largua nga kjo jetë kur ai ishte 7 vjeç I kërkoi babait të rimartohej, pasi nuk kishte mundësi ta ndihmonte i vetëm në punët e shtëpisë, që kërkonin duart e një gruaje. Ajo që vendosi të ishte grua në atë shtëpi kishte të njëjtën moshë me Nexhipin, djalin e bashkëshortit. Nexhip Selmani tregon se nusja e babait kishte moshën time dhe të dy luanin sëbashku në oborr. Një grua që hyri në atë shtëpi kur djali i bashkëshortit 44-vjeçar ishte 14 vjec dhe ajo 17 vjeçe. 75 vite plot histori dhe ngjarje që shenjuan jetën e Nexhipit, por edhe që kaluan sa hap e mbyll sytë. Minutat në vijim të këtij rrëfimi prekës stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ kishte rezervuar një surprizë të bukur për 75-vjeçarin. Pasi mundi të gjente adresën e zonjën,’Pa Gjurmë’ solli në studio të moshuarën Nadire Selmani. Momente prekëse teksa Nexhipi e puthi në ballë njerkën bashkëmoshatare me të. Ky takim emocionoi jo pak, ndërsa përloti dy të moshuarit.
Негізгі бет Surprizohet nga ‘Pa Gjurme’/‘Nusja e babait kishte moshën time,luaja më të në oborr’(2.3.2022)
No video
Пікірлер: 101