Tenova është nga ato fshatra që të befason jo vetëm si një nga vendet më mikëpritëse me shtëpitë më të bukura,por të pa fjalë kur kësaj tabloje i bashkangjiten njerëzit që takon aty.
Ermira Selami, na udhëton këtë të diel në shumë lagje të fshatit,në shtëpitë me pallate mbretërore Na rrëfen historikun e Tenovës dhe lirinë që mund të gjej shpirti aty. Vendi ku natyra bekon njerëzit dhe vëren se kultura është në çdo skaj.
Tenova daton që nga mesjeta e hershme e deri më sot. Ky fshat graviton në Komunën e Bërvenicës,dhe është 17 km larg Tetovës .shtrihet rrëzë kodrinës së Malit të Thatë në formën e gjysmë harkut ku lumi Vardar e ndanë fshatin dhe është me lartësi mbidetare prej 475 m. dhe territor prej 5.3 km2.
Sipas gojëdhënave emri Tenovë ka të bëjë me TE+NA që nënkupton TE NE si p.sh ejani te ne, si dhe një gojëdhënë që nënkuptojmë pak ose mos shtimi që përkon me ditët e sotme të emrit TENA+OVA(sufiks "OVA” tepër i përhapur në torëthoret e Luginës së Vardarit dhe më gjerë)=TENOVA
Негізгі бет Tenova, fshati i pallateve mbretërore
Пікірлер: 55