Si një praktikë e re dhe përfundimi parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor, për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës - konsideron ministria e Jashtme greke vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.
Në deklaratë zyrtare të saj theksohet se Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për mungesën e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e betimit dhe dënimin e vendosur që nuk i takon, si dhe faktin që bashkia e Himarës qeveriset prej një viti nga persona të paautorizuar.
Ministria e Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t'i mundësuar menjëherë z. Beleri, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE më 16 korrik në Strasburg.
Edhe partia opozitare Syriza në njopftimin e saj shpreh shqetësimin e fortë për për shkarkimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, si dhe për procesin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri,ndërsa thekson se bëhet e qartë dhe nga ky zhvillim, dështimi i plotë i qeverisë greke, për ta bërë çështjen Beleri çështje evropiane, çështje respektimi të shtetit të së drejtës.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Beleri#Greqia#TopChannelNews
Негізгі бет Top Channel/ Beleri, reagon Greqia! E konsideron të gjithë procesin si të mbushur me pikëpyetje
Пікірлер: 5