Draft rezoluta e propozuar një ditë më parë nga kryeministri Rama si dhe ftesa që ai i bëri opozitës për ta votuar atë, ka shkaktuar debate të forta në grupin parlamentar të Rithemelimit.
Burimet i thanë Top Channel se ishte kreu i grupit, Gazment Bardhi i cili e ka hapur këtë çështje duke kërkuar edhe mendimin e deputetëve demokratë për qëndrimin që pakica.
Pas tij ishte deputetja e Shkodrës, Greta Bardeli e cila ka kërkuar më parë një mendim të ish-kryeministrit Berisha. “Ne duhet të konsultohemi me doktorin përpara se të marrim një vendim për këtë çështje”, mësohet të ketë thënë Bardeli.
Si përgjigje kreu i grupit Gazment Bardhi ka deklaruar se ka biseduar më parë me Berishën dhe ka qenë mendimi i ish-kryeministrit ishte që vendimin ta merrte grupi parlamentar.
Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se kundër pranimit të ftesës së Ramës, por me tone goxha të zbutura ka qenë edhe deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferraj. “Ne në të kaluarën kemi qenë opozitë fiktive dhe duke pranuar këtë ftesë rrezikojmë të bëhemi sërish opozitë fiktive në Kuvend”, ka thënë Xhaferraj.
Por përkundër zërave skeptikë dhe refuzues, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj është shprehur se opozita nuk mund të japë që tani një përgjigje refuzuese për draftin.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Debati#Opozita#TopChannelNews
Негізгі бет Ойын-сауық Top Channel/ Ftesa e Ramës, debat te opozita! Zbardhen diskutimet në grupin e PD
Пікірлер