I kujdesshëm në reagim, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, pohoi se nuk dëshiron të spekulojë “për skenarë në të ardhmen” nëse institucionet e Kosovës i kërkojnë që të largojë praninë e saj nga ura mbi lumin Ibër. Në urë, në kuadër të këtij mission qëndrojnë ushtarë italianë, ndërsa aty pranë ndodhen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, që derivon nga Kombet e Bashkuara, për të kontribuar për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit nga komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, përfshirë edhe përmes pranisë fikse në urën e Mitrovicës dhe patrullimet e rregullta në zonën përreth”, pohoi një zëdhënës i tij për REL.
KFOR përsëriti qëndrimin se nuk do të ngurrojë që të ndërmarrë “çdo veprim të nevojshëm” për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Deklarat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ngjallën reagimin e menjëhershëm të serbëve lokalë e Beogradit, por edhe komunitetit ndërkombëtar që e bëri të qartë prerazi se nuk e mbështet një hap të tillë në këto momente.
Kjo nuk e zbrapsi Prishtinën zyrtare, që ka vazhduar t`i qëndrojë linjës së saj e së fundi, autoritetet në Kosovë janë duke duke bërë edhe inspektime për hapjen e urës. Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#KFOR#UraeIbrit#TopChannelNews
Негізгі бет Top Channel/ Largimi nga ura e Ibrit, KFOR-i i kujdesshëm: Nuk spekulojmë për skenaret”!
Пікірлер: 11