Tunelet ë panumërta kalojnë poshtë Gazës, të njohura për faktin se përdoren për kontrabandë mallrash nga Egjipit e për të ndërmarrë sulme në Izrael. Por ekziston megjithatë edhe një rrjet i dytë nëntokësor, thotë CNN, të cilit forcat izraelite të mbrojtjes, IDF, i referohen si “metroja e Gazës”. Bëhet fjalë për një labirint të vërtetë kalimesh nëntokësore, disa prej të cilave mbërrijnë në disa kilometra nën tokë, që përdoren për të transportuar njerëz dhe mallra; për të ruajtur raketat dhe rezervat e municioneve; dhe për të strehuar qendrat e komandës dhe kontrollit të Hamasit, të gjitha këto larg “larg syve” të avionëve dhe dronëve të vëzhgimit të IDF-së. Në 2021-shin, Hamasi mburrej se kishte ndërtuar poshtë Gazës tunele në gjatësi prej 500 kilometrash, edhe pse është e paqarte nëse shifra në fjalë është e vërtetë. Në qoftë kështu, tunelet nëntokësore të Hamasit do të ishin vetëm pothuajse sa gjysma e gjatësisë së sistemit të metrosë së qytetit të Nju Jorkut.“Është një rrjet shumë i ndërlikuar dhe shumë i madh tunelesh në një pjesë mjaft të vogël territori”, thotë Daphne Richemond-Barak, një profesoreshë në Universitetin Reichman të Izraelit dhe eksperte e luftrave nëntokësore. Nuk dihet po kështu sesa i ka kushtuar ky rrjet tunelesh Hamasit që qeveris territorin e varfër bregdetar.Megjithatë, shifra ka të ngjarë të jetë e rëndësishme, si për sa i përket fuqisë punëtore ashtu edhe kapitalit.Gaza ka qenë nën një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore nga Izraeli, si dhe një bllokadë tokësore nga Egjipti, që nga viti 2007 dhe nuk besohet të ketë llojin e makinerive masive që përdoren zakonisht për të ndërtuar tunele thellë nën tokë. Kritikët e grupit thonë se në vend që t`i shpenzonte paratë për tunele, ai mund të kishte ndërtuar vendstrehime ku civilët të mbroheshin nga bombardimet.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Gaze#Hamas#TopChannelNews
Негізгі бет Top Channel/“Metroja” e Gazës, si funksionon rrjeti i mistershëm i tuneleve të përdorura nga Hamasi!
Пікірлер: 2