Një histori e bukur dashurie me Edvinin, një emigrant shqiptar në Itali ndryshoi krejtësisht jetën e Giuseppina Ciccociopo-s, apo Pinës siç e thërrasin.
Ajo lë Italinë dhe zhvendoset në Durrës për të jetuar e shkolluar edhe vajzat e tyre.
ADVERTISING
- “Domethenë pas burrit u dashurove dhe me Durrësin?
Giuseppina Ciccocioppo: Po! Me Durrësin dhe Shqipërinë se ka shumë vende të bukura. Bashkë me gocat 16 dhe 14 vjeç jetojmë këtu. Tani bëjmë të kundërtën, shkojmë për pushime në Itali. (Kur jemi atje, vajzat pas 2 ditësh kërkojnë të kthehen këtu.)”
Me një shqipe për t’u pasur zili dhe nga një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë, ajo tregon se e dashuron jo vetëm ushqimin dhe mikëpritjen e vendasve, por edhe gjuhën si një element i fuqishëm i identitetit shqiptar.
“Ne në shtëpi flasim vetëm italisht. Kam akoma pak probleme me gjuhën se unë nuk kam bërë asnjë kurs, asgjë. Vetëm e kam dëgjuar, memorizuar dhe kam nisur për ta folur.”
Prej një muaji, italiania është betuar mbi Kushtetutë se do të jetë një qytetare e denjë e Shqipërisë.
Giuseppina Ciccocioppo: “Herën e parë erdha në vitin 2005 dhe nga atëherë deri tani Shqipëria ka ndryshuar komplet. Edhe Durrësi ku jetoj ka ndryshuar. Mora shtetësinë shqiptare se jetoj e punoj këtu. Tani Shqipëria është si shtëpia ime.”
Sa më shumë e njeh vendin, aq më pak arrin të kuptojë pse shqiptarët duan vazhdimisht të ikin nga Shqipëria, që për të ofron mundësi të shumta punësimi dhe zhvillimi. Përmes agjencisë imobiliare që ka, Pina synon të sjellë sa më shumë të huaj që të investojnë në vend.
“Kërkesa ka shumë. Duan dhe për aktivitete. Kërkesa për shtëpi pushimi ka jo vetëm nga Italia, po dhe nga Anglia, Spanja, Hollanda, Polonia. Ka dhe shumë kërkesa nga Çekosllovakia. Këtë vit sektori turistik ka një rritje të mirë se vendi është super.”
Dashuria për Shqipërinë nuk është e verbër. Ajo pranon se ndër të tjera, jeta dhe biznesi përballen me dy probleme të mëdha, mungesën e fuqisë punëtore dhe cilësinë e shërbimeve.
Çdo ditë e më shumë komuniteti i italianëve që zgjedhin Durrësin për të jetuar po zgjerohet. Kjo e gëzon dhe me shaka thotë se nuk janë vetëm pensionistë të ardhurit nga vendi i saj.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Giuseppina#Durres#TopChannelNews
Негізгі бет Ойын-сауық Top Channel/ Një italiane në Durrës/ Giuseppina që u dashurua me emigrantin shqiptar
Пікірлер: 20