Rruga që të çon për në fshatin Banjskë të Zveçanit do të mbajë emrin e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut që u vra nga sulmi terrorist i 24 shtatorit të vitit 2024. Kolegët që e shoqëronin në ditën e sulmit, një vit pas vizitojnë vendin e ngjarjes e për ta është ndjenjë krenarie të shohin që Afrim Bunjaku nderohet në vendin ku ra në krye të detyrës në mbrojtje të vendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ashtu ka vizituar vendin ku u vra rreshteri Bunjaku e për sulmin terrorist e bën fajtore Serbinë dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
"Përgjegjëse është Serbia andaj duhet të mbajë përgjegjësi për këtë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve evropian dhe amerikan të perëndimit demokratik sepse Milan Radoiciq dhe kriminelë të tjerë duhet ti dorëzohen Policisë së Kosovës, autoriteteve të Kosovës dhe të përballen me drejtësinë"
Ndërsa nderohej në hyrje të Banjskës rreshteri i vrarë në krye të detyrës, përtej Manastirit të Banjskës, serbët përkujtonin tre terroristët e vrarë. Në përvjetorin e rënies heroike të Afrim Bunjakut janë bërë edhe homazhe pranë varrit të tij. Krerët shtetërorë e kanë vlerësuar lartë kontributin e tij në mbrojtjen e vendit.
Ndërkombëtarët kanë kujtuar sulmin terrorist të Banjskës duke kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Duke kujtuar sakrificën e Afrim Bunjakut, Ambasada Gjermane shkruan se Milan Radoiçiq mbetet i lirë bë Serbi. "Fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi. Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime", shkruajnë nga ambasada gjermane. Thirrje që sulmuesit të mbahen përgjegjës kanë bërë edhe Ambasada e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bashkimi Evropian. Afrim Bunjaku u nderua edhe në një akademi përkujtimore në Prishtinë. Ndërkohë, Manastiri i Banjskës një vit pas sulmit për tre ditë do të jetë i mbyllur për vizitorë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Banjskë#AlbinKurti#TopChannelNews
Негізгі бет Top Channel/ Një vit nga sulmi në Banjskë, Kurti nderon Afrim Bunjaku. Milan Radoiçiq ende në arrati
Пікірлер