Turqia njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së saj në Trakatin e Luftës së Ftohtë për Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë. “Është vendosur të pezullohet zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendeve të tjera nënshkruese të Marrëveshjes, në përputhje me nenin 3 të Dekretit Presidencial nr. 9, nga 8 prilli 2024”, pohohet në deklaratën e qeverisë turke.
Ujdia në fjalë ishte nënshkruar 19 nëntorin e vitit 1990 në Paris.Qëllimi kryesor i saj ishte zvogëlimi i mundësisë së një sulmi të armatosur të befasishëm dhe nisja e operacioneve të mëdha sulmuese në Europë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oncü Keçeli shpjegoi më pas se Ankaraja nuk është tërhequr plotësisht nga marrëveshja, por nuk kishte zgjidhje tjetër përveç pezullimit pasi Rusia u tërhoq nga pakti nëntorin e vitit 2023.
CFE konsiderohet një marrëveshje historike për kontrollin e armëve pas Luftës së Ftohtë, e nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris midis dy blloqeve ushtarake, NATO-s dhe Paktit të Varshavës. Ajo vendos kufizime në pesë kategori kryesore të pajisjeve ushtarake konvencionale në Evropë: tanke, automjete të blinduara, artileri, helikopterë dhe avionë luftarakë dhe urdhëroi shkatërrimin e armëve të tepërta.
Vitin që shkoi, Moska u tërhoq zyrtarisht nga pakti madhor i kontrollit të armëve të epokës së Luftës së Ftohtë me aleancën ushtarake të NATO-s, me pretendimin se “marrëveshja e vjetruar ka vdekur në fakt prej vitesh dhe ka humbur plotësisht lidhjen me realitetin në botën moderne”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Turkiye#OncüKeçeli#TopChannelNews
Негізгі бет Ойын-сауық Top Channel/Turqia “përgatitet për luftë”?Ankaraja tërhiqet nga marrëveshja ushtarake ndërkombëtare!
Пікірлер: 7