Ujë nga Shqipëria apo nga Sagiadha . Ky ishte titulli i faqes së parë të gazetës lokale Corfupress para disa ditësh, e cila i rikthehet përsëri problemit aq jetik për Korfuzin, por edhe për Lefkadhën, mungesës së ujit të pijshëm.Autoritetet në dy ishujt e Jonit verior, janë tepër të shqetësuara për verën e këtij viti, pasi nuk dinë si ta përballojnë problemin më të madh që kërcënon mirëqenien e banorëve dhe rrjedhën e turizmit, furnizimin me ujë si një problem që ka vite dhe nuk po zgjidhet.Në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të Qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me kryetarët e bashkive si dhe me ndërhyrje në pushtetin qendror, kërkohen "rrugëzgjidhje" me një tubacion nga Greqia kontinentale, ndërsa në Lefkada, tubacioni ekzistues që furnizon ishullin, më shumë pikon se sa sjell ujë.Sipas gazetës, organet lokale kanë vijuar kontaktet me zyrtarë të lartë të qeverisë, ku thuhet se kanë marrë “dritën jeshile” për të parë si zgjidhje premtuese, marrjen e ujit përmes një tubacioni nënujor drejt Korfuzit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë.Qeveria greke duket se konsideron këtë projekt si mundësi e bashkëpunimit ndërshtetëror, që nuk do të ndikohet nga tensionet ndoshta të përkohshme që krijohen mes dy vendeve- shkruan gazeta.Madje përmendet edhe fakti se zona e jugut të Italisë pritet të furnizohet nga burimet ujore të Gjirokastrës, me një projekt që diskutohet kohët e fundit në programet trans-evropiane të financuar nga qeveria italiane, për ndërtimin e një tubacioni nënujor 85 km të gjatë me një kosto prej rreth 1 mld euro.Gjithësesi organet lokale të prefekturës së Jonit vlerësojnë se përveç projektit të ujit nga syri i Kaltër shohin më të realizueshme shfrytëzimin e burimeve ujore në Thesproti dhe veçanërisht në burimet që ndodhen përballë Korfuzit, në veri të Sajadhës, pranë kuforit grekoshqiptar . Edhe ky vit regjistron rritje të madhe të numrit të turistëve që ka sjellë rritjen e konsumit ,ndaj dhe u bëhet thirrje banorve për përdorim të matur të ujit sidomos në orët e mesditës, veçanërisht në periudhën kritike të muajve korrik-shtator.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopChannelNews
Негізгі бет Top Channel/ “Zhuritet” Korfuzi e Lefkadha, Greqia “në dorë” të Shqipërisë për ujë të pijshëm?
Пікірлер: 38