Anijet luftarake amerikane dhe kanadeze gjurmuan një nëndetëse ruse ndërsa ajo udhëtonte përgjatë bregut të Floridës, tha Marina e SHBA-së. Një flotë detare ruse që u ankorua në Havana javën e kaluar, ngriti shqetësime mbi synimet e Kremlinit në rajon, në mesin e tensioneve të shtuara mes SHBA-së dhe Rusisë pas pushtimit të Ukrainës dhe frikës se konflikti mund të përshkallëzohet.
Gjatë vizitës, fregata Admirali Gorshkov, nëndetësja bërthamore Kazan, cisterna e naftës Pashin dhe rimorkiatori Nikolai Chiker kaluan shumë afër brigjeve të Floridës, në rrugën e tyre për në Havana, përpara stërvitjeve ushtarake.
Një zyrtar amerikan i tha Miami Herald se Rusia e kishte ndarë flotën dhe kishte dërguar nëndetësen e saj bërthamore në veri, në Atlantik, mdërsa pjesën tjetër të anijeve të saj luftarake, në jug me këto të fundit që me shumë gjasa mund të ankorohen në Venezuelë. Një zyrtar nga Komanda Veriore Amerikane tha për Miami Herald se Marina e SHBA-së "vazhdon të monitorojë" lëvizjet e anijeve ruse. Luftanijet amerikane dhe kanadeze, duke përfshirë destrojerin USS Truxtun, anijet e Rojës Bregdetare, si dhe fregatën kanadeze HMCS Ville de Québec, u pozicionuan afër brigjeve të Majamit dhe më vonë vazhduan të lëviznin në veri, afër bregut të Floridës. Ushtria raportohet se ka përdorur edhe dronë pa pilotë për të gjurmuar flotën ruse. Javën e kaluar, Pentagoni tha se anijet ruse nuk përbënin kërcënim për SHBA-në. Përdoruesit e mediave sociale ndërkohë, kanë postuar pamje të flotës ruse në det. “Flota e rusisë përballë majamit...Putin po i dërgon një mesazh të qartë Bidenit”, shkruan një prej tyre. “Një flotë ruse përballë Majamit..cfarë mund të ndodhë më pas...rusët do të blejnë prona në florida”, shkruan një përdorues tjetër.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Flota#Putin
Негізгі бет Top News/ Flota e Putinit përballë Miamit / Marina amerikane e gjurmon me destrojerë dhe fregata
Пікірлер: 9