Dhjetëra qytetarë, shqiptarë dhe italianë protestuan këtë të enjte para Ambasadës Italiane duke kërkuar miratimin me shpejtësi të marrëveshjes së njohjes së pensioneve mes dy vendeve.
Protesta, e organizuar nga shtetas italianë u zhvillua e qetë. Protestuesit kërkuan nga të dyja vendet që të përshpejtojnë bisedimet dhe procedurat për ratifikimin sa më parë të kësaj marrëveshjeje, që do t’u jepte mundësinë njohjen e ndërsjellë të viteve të punës dhe përfitimin e pensioneve.
Me protestuesit u përballë vetë Ambasadori Italian, Fabrizio Buçi. Ai tha se marrëveshja është drejt përfundimit, ndërsa shtoi se nuk është Italia ajo që po e pengon hyrjen e saj në fuqi.
Në Shqipëri janë rreth 20 mijë italianë, të punësuar, ose pensionistë që kanë zgjedhur të jetojnë në vendin tonë. Nga kjo shifër, gati gjysma janë të punësuar, kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe të sipërmarrjes, ndërsa në Itali jetojnë mbi 400 mijë shqiptarë, gjysma e të cilëve në marrëdhënie pune, por që nuk u njihen nga Shqipëria kontributet që derdhin për shtetin Italian.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Italianet#Protesta
Негізгі бет Ойын-сауық Top News- Italianët protestojnë në Shqipëri / Tubim për njohjen e ndërsjellë të pensioneve
Пікірлер