Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i quan lajme të rreme raportimet mediatike të ditëve të fundit për tërheqje të kompanisë Shell nga kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut.
Përmes një deklarate, ministria thotë se procesi i kërkimeve për naftë vazhdon me vështirësitë përkatëse si pasojë e formacionit gjeologjik tejet kompleks të nëntokës së kësaj zone.
Ministria thotë se është shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut.
Koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, vijohet në deklaratë, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës, prandaj edhe kompania SHELL, sqaron Ministria ka qenë e kujdesshme për afatet kohore të nevojshme.
Ministria deklaron se me Shell është një marrëveshje hidrokarbure në fuqi dhe se nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve në Shpirag, por ka vetëm kërkim për zgjidhjen e duhur teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar.
Shell ka nisur kërkimet në zonën e Shpiragut që prej vitit 2009, pas një marrëveshje të nënshkruar me qeverinë shqiptare në atë kohë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Nafta#Shpirag
Негізгі бет Top News/ Kërkimet për naftë në Shpirag. MIE: Shell nuk është tërhequr, vijon puna
Пікірлер: 8