Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër person të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri.
Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari është Nenad Orlovic me vendbanim në Mitrovicë të Veriut, i njohur me nofkën “rusi” për shkak të lidhjeve të forta me Rusinë.
Ai është i dyshuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR më 29 maj të muajit të kaluar. Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në një lavazh në afërsi të stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.
Pas arrestimit Orlovic nga Policia e Kosovës, ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, duke pretenduar se “kjo nuk është rastësishme” që ndodhi menjëherë pas takimit të djeshëm në Bruksel “dhe pavarësisht thirrjeve të Josep Borrell për të ndaluar arrestimet e pabaza dhe arbitrare”.
Kreu I kësaj zyrë Petar Petkovic mes tjerash thotë se kanë njoftuar “menjëherë” përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare për arrestimin e Orlic.
“Nenad është serbi i tetë që është arrestuar që nga shpërthimi i krizës në veri të Kosovës…është e qartë se Albin Kurti nuk dëshiron dialog dhe as paqe, por dëshiron të arrestojë të gjithë serbët dhe të shkaktojë konflikte dhe të vë zjarrë jo vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë rajonin”, ka shkruar kjo e ashtuquajtur Zyrë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Arrestimi#Kosove
Негізгі бет Top News - Kosova arreston ‘rusin’ në Veri!/ Reagon Serbia- Albin Kurti kërkon konflikt!
Пікірлер: 58