Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Gjermani në panlin me temë “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, nga ku e cilësoi integrimin në union si një prioritet kyç të Shqipërisë, dhe për të cilin po merren masat për përmbushjen e reformave.
“Të jesh pjesë e Bashkimit Europian është për ne, të jesh pjesë e një bashkësie paqeje, bashkëpunimi dhe sigurie. Në shumë realitete të tjera BE perceptohet si një bankomat, për ne nuk është kështu. Nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me një parametër paqeje mbështetur në vlera, një parametër tolerance mbështetur në vlera, një parametër sigurie mbështetur në vlera. Kështu që po bëjmë maksimumin, natyrisht nuk është e lehtë dhe nuk do të vazhdoj të flas gjatë për këtë sepse kam mësuar se sa më shumë flet për Shqipërinë e për Ballkanin, aq më pak kuptojnë njerëzit sepse bëhet gjithmonë e më e ndërlikuar.”
Rama e cilësoi ‘luftë për mish të frekët’ çështjen e emigrimit të të rinjve shqiptarë drejt Gjermanisë dhe Perëndimir, kur tha se duhet të gjendet një tjetër mënyrë nga Europa për të zgjidhur nevojën për krah pune dhe profesionistë.
“Është shndërruar në luftë për mish të freskët, si të marrin të rinj, pra si të marrin të rinj nga ne që të vijnë këtu, sa më shumë të jetë e mundur. Nuk është më koha kur shqiptarët apo të tjerë nga Ballkani Perëndimor shiheshin si problem. Atëherë, si mundet që vende si Shqipëria apo të Ballkanit Perëndimor të mund ta përballen me këtë, si mund ta ndalim këtë gjë, si mund ta ndalojmë, si mund ta ndryshojmë ritmin. Sigurisht përgjigjja më e lehtë është: “E po luftoni korrupsionin! Duhet të rrisni paga! Duhet të bëni këtë e atë! Pagat në sektorin privat po rriten shumë shpejt, për shkak edhe të turizmit dhe të kërkesës për krah pune, por është sërish një problem mjaft i madh dhe është një problem që Gjermania apo edhe perëndimi nuk do ta zgjidhin duke marrë shqiptarët. Është shumë më e madhe sesa kaq.”
Në Gjermani Rama falenderoi publikisht ish kancelaren Angela Mercel e cila inicioi Procesin e Berlinit, për të mundësuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në unionin europian.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Rama#BE
Негізгі бет Ойын-сауық Top News/ ‘Luftë për mish të freskët’ / Emigrimi, Rama i kërkon BE të gjejë zgjidhje tjetër
Пікірлер: 1