Kryeministri Edi Rama shprehu pikëllim të thellë për atentatin nga kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale paraqitet në një gjendje shëndetësore më të stabilizuar.
“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i tmerrshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm.” - shprehet Rama në platformën X.
Të gjithë liderët botërore e kanë përcjellë përmes rrjeteve sociale mbështetjen e tyre për situatën që po kalon kryeministri i sllovakisë. Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh: “E njoh Robert Ficon si një njeri të guximshëm dhe të vendosur. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë”
Presidenti amerikan tha se ai dhe zonja e parë po luten për shërimin e shpejtë të Ficos dhe se mendimet e tyre janë me familjen e kryeministrit sllovak dhe popullin e Sllovakisë . Biden shtoi: Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune. Ambasada jonë është në kontakt të ngushtë me qeverinë e Sllovakisë dhe e gatshme të ndihmojë.
"Jam thellësisht i tronditur nga lajmi i sulmit frikacak ndaj kryeministrit sllovak Fico. Nuk duhet të ketë dhunë në politikën evropiane. Në këto orë, mendimet e mia janë me Robert Fico, familjen e tij dhe qytetarët e Sllovakisë", shkruan kancelari gjerman Olaf Scholtz.
"Unë u trondita kur dëgjova këtë lajm të tmerrshëm. Të gjitha mendimet tona shkojnë tek kryeministri Fico dhe familja e tij," shprehet Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Rama#RobertFico
Негізгі бет Ойын-сауық Top News/ Rama i tronditur nga atentati në Sllovaki/ I bashkohet reagimeve të ndërkombëtarëve
Пікірлер: 1