Reshjet e shiut ndikuan në shuarjen e 43 vatrave të zjarrit nga 48 në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për fikjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar 655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore. Zjarret janë shuar në Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër.
Sipas Ministrisë, 39 forca nga strukturat vendore të bashkisë dhe 17 efektivë nga Forcat e Armatosura po punojnë aktualisht në fshatin Surroj në Kukës, për të shuar një vatër zjarri e cila është aktive prej ditësh në një sipërfaqe pyjore.
Situata është normalizuar dhe nuk ka rrezik në banesa, në fshatin Tetaj, në Tropojë ku janë angazhuar 13 forca nga strukturat vendore të bashkisë.Sakaq, në njësinë administrative Blinisht, për shkak të intensitetit të erës, zjarri ka marrë përmasa duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe që ka përfshirë fshatrat Baqel dhe Krajën. Në terren u angazhuan 105 forca operacionale të cilët kanë punuar dhe arritur të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit. Sipas ministrisë së mbrojtjes, një vatër zjarri është riaktivizuar në fshatin Mnelë e Vogël të bashkisë Vau-Dejës, duke u përhapur në një shtrirje prej 3 km. Sakaq në fshatin Bukëmirë të Mirditës po mbahet në monitorim një vatër zjarri për arsye të ndonjë riaktivizimi të mundshëm.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Shiu#Zjarret
Негізгі бет Top News/ Shiu fiku zjarret/ Nga 48 vatra, vetëm pesë janë aktive dhe pa rrezikshmëri
Пікірлер