Partitë opozitare në Francë bënë disa marrëveshje të nxituara, në përpjekje për të bllokuar fitoren bindëse të partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, në raundin e dytë të zgjedhjeve më 7 korrik. Tubimi Kombëtar i Marine Le Penit siguroi më shumë vota në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, që u mbajt më 30 qershor, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë. Një numër i paprecedentë kandidatësh që u kualifikuan për raundin e dytë nga aleanca e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor, dhe nga koalicioni i qendrës i presidentit Emmanuel Macron, u tërhoqën, për t’i dhënë mbështetje kandidatit që ka më shumë gjasa të fitojë përballë kundërkandidatit nga Tubimi Kombëtar. Në mesin e atyre që e braktisën garën, janë edhe disa ministra të kabinetit. Sipas një numërimi të bërë nga gazeta franceze, Le Monde, rreth 218 kandidatë që do të mund të konkurronin në raundin e dytë, janë tërhequr. Prej tyre, 130 ishin të majtë dhe 82 të qendrës. Kandidatët kishin kohë deri në orën 18:00 të martën, për t’u tërhequr. “Më duhet ta parandaloj Tubimin Kombëtar që të arrijë shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, sepse do të ishte - dhe e them nga thellësia e zemrës - do të ishte e tmerrshme për vendin dhe francezët”, tha kryeministri francez, Gabriel Attal. Macron e shpërndau Asamblenë Kombëtare dhe i thirri zgjedhjet e parakohshme më 9 qershor, pas fitores së Tubimit Kombëtar në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative, Tubimi Kombëtar synon të sigurojë një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare me 577 ulëse. “Ne nuk mund të pranojmë të hyjmë në Qeveri nëse nuk mund të veprojmë”, tha Le Pen në një intervistë për transmetuesin publik, France Inter. Nëse Tubimi Kombëtar e siguron mbështetjen që synon, Franca do të kishte Qeverinë e parë të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Terheqja#Kandidatet
Негізгі бет Ойын-сауық Top News/ Të ndalim ekstremin e djathtë! Francë, kandidatët tërhiqen në masë nga gara
Пікірлер: 3