Një tërmet i fuqishëm prej 7.3 ballësh ka goditur bregdetin verior të Japonisë më 16 mars, duke nxitur alarmin për cunami.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ka goditur 60 kilometra nën nivelin e detit. Ky rajon është pjesë e veriut të Japonisë ishte goditur nga një tërmet vdekjeprurës prej 9.0 shkallë në vitin 2011. Ky tërmet kishte shkaktuar fatkeqësinë bërthamore në centralin bërthamor të Fukushimës.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur për viktima apo dëme nga tërmeti i fundit.
Ashtu siç ndodh kryesisht gjatë lëkundjeve të fuqishme të tokës, qielli i natës në Japoni u ndriçua në mënyrë të çuditshme ndërsa ndërtesat shihen teksa lëkunden. Pas goditjeve të forta sizmike në Japoninë qendrore, në disa zona pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë edhe në prefekturat e Miagit dhe Fukushimës, ku ndodhet edhe centrali bërthamor që u dëmtua rëndë pas një cunami në mars të viti 2011, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në Tokio.
Nga pamjet e publikuara në mediat sociale njerëzit mund të shihen që kanë dalë jashtë banesave me “flash-e” të celularëve ndezur ndërsa për dëme në njerëz apo materiale nuk ka pasur raportime deri më tani.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Fukushima#Japoni#TopChannel
Негізгі бет Ойын-сауық Top News- Tërmet i fuqishëm në Fukushima/Japonia shkundet nga lekundjet 7.3 ballë
Пікірлер: 92