Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Por, theksoi ai, forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë dhe ato të EUFOR-it në Bosnje janë të gatshme “t’i pengojnë grupet e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë”. “Jam i inkurajuar gjithashtu që ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe, me autoritetet e Kosovës, në përpjekje për t’i trajtuar rreziqet e dhunës dhe të rritjes së përplasjeve në veri të Kosovës. Mendoj se me këtë kemi një shans për procesin politik, që është dialogu [i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian], plani [evropian] i rritjes ekonomike dhe gjërat e tjera për t’i trajtuar shkaqet e dhunës", tha O’Brien, sipas agjencisë së lajmeve Tanjug. I pyetur pse SHBA-ja mbështeti një tranzicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe pse Prishtinës iu lejua të blejë dronë, kur “sipas Rezolutës 1244, KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur e lejuar në Kosovë”, O’Brien tha se rezoluta vendosi “një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës”. “Ai proces çoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj”, tha O’Brien, duke nënvizuar se ajo “po e bën këtë në një proces transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj, por pa kërcënuar fqinjët e saj”. “Mendoj se, në përgjithësi, është një lëvizje drejt qëndrueshmërisë në rajon. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim”, tha diplomati amerikan. Ai ritheksoi, po ashtu, mbështetjen për bisedimet Kosovë-Serbi dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Janë rreth 400 asociacione të komunave në të gjithë Evropën dhe ne mendojmë se ky do të ishte një i tillë”, tha ai, duke nënvizuar se bisedimet janë rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Kosove#Veriu
Негізгі бет Ойын-сауық Top News/ Veriu i Kosovës, ‘fuçi baruti’ / O’Brien: Në mesin e rreziqeve për sigurinë e Ballkanit
Пікірлер: 1