Për herë të parë, e vetmja kompani nga Ballkani dhe Europa Juglindore, Lajthiza përfaqësoi produktin shqiptar në Kongresin e 19 Botëror të Ujit në Evian të Francës që u mbajt në datat 8-10 Nëntor.
I krijuar për liderët e industrisë së pijeve, krahas kompanive kryesore te industrisë, si Danone apo Nestle, Lajthiza ishte pjesëmarrëse në eventin e nivelit me të lartë dhe më me ndikim për industrinë e ujit.
“Lajthiza i plotëson të gjitha kriteret për të qenë pjese e tregut global sepse ka cilësinë më të lartë të ujit dhe standardin e sigurisë së produktit i pasur me minerale të shumta, teknologjinë më moderne të prodhimit, kapacitetet prodhuese për eksport ku aktualisht jemi në 8 shtete të Europës Perëndimore, Dubai dhe në SHBA”.
Për të qenë pjesë e këtij Kongresi, Lajthiza u vlerësua nga 6 gjyqtarë ndërkombëtarë të ujit.
“Kriteret ishin për cilësinë, teknologjinë dhe prurjet dhe u vlerësuam nga 6 ndërkombëtarë të ujit ku u kryen analiza për cilësinë e ujit”.
Prej 23 vitesh në tregun shqiptar, Lajthiza tashmë ka arritur në nivel botëror.
“Shumë shpejt do të jemi pjesë e tregut global, përtej atij evropian”.
Në Kongresin Botëror të Ujit bizneset ndërkombëtare ndanë vështrimet mbi tregun dhe zhvillimet strategjike, idetë e reja me të cilat do të përballet bota 5 apo 10 vitet e ardhshme.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет Tv Klan - Lajthiza, pjesë e Kongresit Botëror të Ujit |Lajme-News
Пікірлер