Nuk jemi fizikisht brenda sallës së operimit, por virtualisht duke parë një ndërhyrje të rrallë që u krye këtë të premte në QSUNT nga kirurgu Sokol Xhepa.
Për herë të parë në QSUNT u përdor një aparaturë e re joinvazive që shërben për matjen e oksigjenimit të trurit të pacientit, që në këtë rast u operua në arterien karotide në qafë.
“Unë e kam parë në trajnime të tjera, hera e parë ishte shumë pozitive dhe thjesht të jep siguri, ti punon më i qetë dhe je më i sigurt”, thotë Profesori Sokol Xhepa.
Aparatura e siguruar për këtë eksperimentim vjen si një iniciativë e Shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare dhe Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në QSUNT.
“Është një teknologji e re që duam ta fusim rutinë në QSUNT për të minimizuar riskun e komplikacioneve celebrale, infarkteve gjatë interventit”, shprehet profesori Saimir Kuçi, President i Shoqatës të Anestezi-Reanimacionit.
Viteve të fundit mjekët thonë se ka një rritje të pacientëve me probleme në arteriet karotide ose thënë ndryshe në arteriet që ushqejnë trurin.
“Në tre vitet e fundit janë trajtuar rreth 570 pacientë, 2023-246 ky numër ka ardhur duke u rritur, po egzistojnë shumë pacientë të padiagnostikuar. Mjafton një ekodobler i arterieve karotide të qafës duhet të planifikohet të check up”, thotë Sokol Xhepa.
Stili i jetesës është një ndër faktorët e riskut për shtimin e kësaj patologjie.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
Негізгі бет Tv Klan - Ndërhyrja e rrallë në QSUNT
Пікірлер